Vetura e re elektrike e Aptera mund të përshkoj njëmijë milje me vetëm një mbushje, sa trefishi i Tesla Model S – kushton 26 mijë dollarë

Auto

Vetura e re elektrike e Aptera mund të përshkoj njëmijë milje me vetëm një mbushje, sa trefishi i Tesla Model S – kushton 26 mijë dollarë

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 21:08
Foto ilustrim

Kompania Aptera me seli në Kaliforni, së fundmi ka njoftuar se është hapur departamenti për porositë – për veturën elektrike (solare) e cila nuk ka nevojë “për mbushje” brenda 24 orëve, ku këto vetura do të shiten për 26 mijë dollarë.

Struktura futuristike e veturës së dizajnuar me materiale të lehta, ka një aerodinamikë të paparë. Aptera përdor teknologjinë e integruar solare që ofron 40 milje “falas” brenda një dite, duke u bërë kështu vetura e parë që nuk ka nevojë për karburant për shumicën e kohës gjatë ngasjes në një ditë me diell.

Vetura është gjithashtu e pajisur me bateri që ofron ngasje prej njëmijë miljeve, duke tejkaluar veturën e famshme elektrike Tesla Model S që ka me një mbushje të baterisë mund të përshkoj 370 milje.

Bashkëthemeluesi i kompanisë Chris Anthony, tha se ngasja e kësaj veture ndodh derisa ajo thith energji nga rrezet e diellit. Departamenti i shitjes së Aptera ka njoftuar se nga 4 dhjetori ka filluar të bëhen porositë, ku çmimi fillestar i kësaj veture fillon me 25,900 dollarë e versioni që bën tërheqje me të katër rrotat kap shumën e 46.900 dollarëve.

Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.5 sekonda, derisa ajo maksimale prej 120 kilometrave në orë për 8 sekonda. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat