Jeepi feston ditëlindjen e 80-të me dy modele speciale Renegade dhe Wrangler

Auto

Jeepi feston ditëlindjen e 80-të me dy modele speciale Renegade dhe Wrangler

Më: 31 janar 2021 Në ora: 11:58
Jeep

Jeep ka lansuar modele të veçanta të SUV-ëve, Renegarde dhe Wrangler, në përvjetorin e 80-të të vet, shkruan AutoExpress.

Dy versionet mund të porositen në Britani nga pranvera, ndonëse nuk ka çmime të konfirmuara.

Në këto modele do të jetë edhe logo e 80 vjetorit të Jeepit.

Modeli i veçantë i Renegadet do të përfshijë llamba LED të përparme, të mjegullës dhe po ashtu xhama të pasëm të privatësisë. Blerësit po ashtu do të kenë mundësinë të zgjedhin mes dy motorëve me benzinë – 1.0 litra me tre cilindra, apo 1.3 litra me katër cilindra.

Wrangler po ashtu do të ketë drita LED, por motori do të jetë 2.0 litra turbo me katër cilindra.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat