Washingtoni miraton masën që do të ndalojë shitjen e makinave me gaz nga viti 2030 – një e ardhme me automjete elektrike

Auto

Washingtoni miraton masën që do të ndalojë shitjen e makinave me gaz nga viti 2030 – një e ardhme me automjete elektrike

Më: 18 prill 2021 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Ligjvënësit e shtetit në Washington e kanë miratuar një masë që do të hiqte shitjen e automjeteve me gaz duke filluar nga viti 2030.

Sipas medieve të huaja, iniciativa “Clean Cars 2030”, kaloi të enjten si një ndryshim të një projekt-ligji që kërkon se shërbimet shtetërore të përgatiten për një të ardhme të automjeteve elektrike; ndryshimi tani pret nënshkrimin e guvernatorit, Jay Inslee.

Kjo është pesë vjet më herët se sa ndalimet e planifikuara të automjeteve me gaz në Kaliforni dhe Massachusetts, dhe ndalimi i parë i makinave me gaz i miratuar nga ligjvënësit, në vend të një urdhri ekzekutiv.

Projekt-ligji kaloi nga Senati i Washingtonit me 25 vota pro dhe 23 kundër, dhe një votim me 54-43 në Dhomën e Përfaqësuesve.

Masa vjen derisa përpjekjet për të rritur adoptimin e automjeteve elektrike po përshpejtohen për shqetësimet në lidhje me kontributin e lëndëve djegëse fosile në ndryshimin e klimës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat