Ja se çfarë shpenzon më shumë karburant, kondicionimi i ajrit apo dritarja e ulur?

Auto

Ja se çfarë shpenzon më shumë karburant, kondicionimi i ajrit apo dritarja e ulur?

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

A është më mirë të vozisim me dritare të ulur ose me kondicioner të ndezur kur tmerrësisht është vapë e madhe në mënyrë që të mos shpenzojmë më shumë karburant?

Sipas të dhënave në dispozicion, ngasja me kondicioner rrit shpenzimin e karburantit në një makinë me 4 pasagjerë me 5%.

Shpenzimi i karburantit gjithashtu varet kryesisht nga modeli i makinës që jeni duke ngarë, shprehitë tuaja të ngasjes dhe disa faktorë të tjerë.

Përdorimi i kondicionerit rrit shpenzimin e karburantit, por dritaret e ulura rrisin rezistencën, kështu që motori duhet të punojë më shumë, dhe kështu do të harxhojë më shumë karburant.

Testi ka treguar se është më keq për shpenzim nëse vozisni me dritare të ulur me një shpejtësi prej 85-95 kilometra në orë.

Me atë shpejtësi, efikasiteti i karburantit ulet me 20 për qind, ndërsa kur përdorni kondicioner, ulet me 10 për qind.

Në rast se vozisni nën 80 kilometra në orë, atëherë dritaret e ulura janë një mundësi më efikase.

Me fjalë të tjera, është më mirë të vozisni me dritare të ulura kur jeni në qytet dhe kur temperaturat nuk janë tmerrësisht të larta. Në atë shpejtësi rezistenca do të jetë më e ulët dhe motori do të shpenzojë më pak benzinë.

Kondicionimi i ajrit është një mundësi më e mirë kur ngisni me shpejtësi të lartë, dhe natyrisht, kur jashtë është djallëzisht ngrohtë.

Sidoqoftë, është e rëndësishme ta mbani mend se nuk duhet të vozisni kurrë pa ajër të kondicionuar kur temperaturat jashtë janë të larta, sepse nxehtësia mund të ndikojë negativisht në aftësitë tuaja drejtuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat