Sa do t’i kushtojë mungesa e çipave industrisë së automjeteve?

Auto

Sa do t’i kushtojë mungesa e çipave industrisë së automjeteve?

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Tani është vlerësuar se në vitin 2021, prodhimi global i veturave mund të jetë më i ulët deri në 7.7 milionë automjete nga sa ishte planifikuar.

Mungesa e cipave në tregun botëror vazhdon të ndikojë në industrinë e automobilave, dhe sipas kompanisë konsulente AlixPartners, vetëm këtë vit, mungesa e këtij komponenti elektronik kryesor mund t’i kushtojë prodhuesve deri në 210 miliardë dollarë.

AlixPartners doli për herë të parë në maj me një parashikim se mungesa mund t’i kushtojë industrisë së automobilave rreth 110 miliardë dollarë dhe të çojë në një ulje të prodhimit të 3.9 milionë automjeteve.

Shumica e prodhuesve të mëdhenj të veturave vazhdojnë të merren me mungesën e cipave dhe në mënyrë rutinore shpallin pezullime të rastit të prodhimit në fabrikat në të gjithë botën.

Në Panairin e fundit të Automjetit në Mynih, CEO i Daimler, Ola Kalenius tha se industria mund të vazhdojë të përballet me mungesa të çipave deri në vitin 2023. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat