Mercedes ngacmon fansat me një veturë elektrike me një distancë prej 1000 kilometrash

Auto

Mercedes ngacmon fansat me një veturë elektrike me një distancë prej 1000 kilometrash

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 21:53
Foto ilustrim

Koncepti i automjetit nga prodhuesi gjerman i automobilave do të prezantohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Bumi i veturave elektrike po përparon edhe në Mercedes-Benz. Me një foto të re, prodhuesi gjerman i veturave ka ngacmuar fansat e tij me veturënn elektrike të ardhshme.

Mercedes-Benz VISION EQXX supozohet të jetë një automjet i ri, ultra-efikas, thjesht elektrik me një distancë prej 1000 kilometrash në “kushte reale të rrugës”.

Sipas COO të Mercedes-Benz Markus Schäfer, vetura do të prezantohet më 3 janar 2022. Automjeti do të përdoret për të testuar teknologji të reja për të përmirësuar efikasitetin e automjeteve elektrike, raporton electrek.

Schäfer tha se automjeti i ri do të pajiset me bateri me një densitet energjie 20 për qind më të lartë se në EQS.

Edhe pse është ende vetëm një automjet konceptual, është bërë e qartë se një pjesë e teknologjisë së konceptit do të përfshihet në platformat e reja të automjeteve elektrike që do të përdoren në Mercedes-Benz në të ardhmen.

Mercedes-Benz njoftoi së fundmi në një plan të përditësuar të elektrifikimit se do të kalonte në automjete plotësisht elektrike deri në vitin 2030. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat