Toyota do të prodhojë 30 modele të veturave elektrike për 8 vjet

Auto

Toyota do të prodhojë 30 modele të veturave elektrike për 8 vjet

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 11:35
30 modele të veturave elektrike janë përfshirë në këtë plan

Toyota ka premtuar prodhimin e 30 modeleve të veturave elektrike brenda tetë vjetëve, raporton “The Sun”.

Toyota në këtgë listë do të ketë gjitha modelet e mundshme, përfshirë veturat sportive, kamionët, vetura të vogla, furgonë, vetura 4x4 dhe po ashtu autobusë.

“Mirësevini në shfaqjen tonë të së ardhmes”, ka thënë shefi i Toyotas, Akio Toyoda.

Toyota Motor Corp ka njoftuar këtë javë se ka ndarë 70 miliardë dollarë për të kthyer në vetura elektrike modlet e saj deri në vitin 2030.

30 modele të veturave elektrike janë përfshirë në këtë plan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat