Gruaja nga Filadelfia lindi fëmijën në ulësen e përparme të Tesla, derisa veturën e kishte vendosur në autopilot

Auto

Gruaja nga Filadelfia lindi fëmijën në ulësen e përparme të Tesla, derisa veturën e kishte vendosur në autopilot

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Një nënë nga Filadelfia ka sjellë në jetë atë që besohet të jetë “foshnja e parë Tesla në botë”: një foshnjë e lindur në ulësen e përparme të një makine elektrike inteligjente ndërsa ajo po ngiste me autopilot.

Sipas mediave të huaja, lindja e jashtëzakonshme, e raportuar nga Philadelphia Inquirer, ndodhi në shtator, ndërsa Yiran Sherry, 33 vjeçe, dhe bashkëshorti i saj Keating Sherry, 34 vjeç, po çonin djalin e tyre tre-vjeçar Rafa në parashkollor.

Dhe gjatë rrugës, ajo filloi të ndjente dhimbjet e mëdha të lindjes ndërsa familja ishte e bllokuar në trafik.

Me kontraktimet që rriteshin me shpejtësi dhe trafiku mezi lëvizte, çifti e kuptoi se nuk do t’ia dilnin me kohë.

Kështu, Keating Sherry e vendosi automjetin në autopilot dhe vendosi sistemin e navigimit për në spital, 20 minuta larg në periferinë perëndimore të Paoli.

Ai tha se vuri njërën dorë butësisht në timonin e makinës ndërsa kujdesej për gruan e tij.

“Ajo po më shtrëngonte dorën deri në pikën ku mendova se do ta copëtonte atë”, tha Keating Sherry për Inquirer. “Po thoja] ‘Yiran, OK, fokusohu në frymëmarrjen tënde. Kjo ishte këshillë edhe për veten time. Adrenalina ime po rritej”.

Lindja e foshnjës është një lajm i mirë për Tesla-n, e cila është goditur nga publiciteti i keq për shqetësimet e sigurisë.

Vetëm këtë javë një kompani taksie në Paris ndërpreu përdorimin e makinave Tesla Model 3 pas një aksidenti fatal.

Tesla më parë u përball me një padi në Florida për një aksident që përfshinte vdekjen e një adoleshenti në një Model S në vitin 2019.

E bashkëthemeluar nga njeriu më i pasur në botë, sipërmarrësi i PayPal dhe SpaceX, Elon Musk, në tetor kompania u urdhërua të paguante dëmshpërblim prej 137 milionë dollarësh për një punonjës me ngjyrë, i cili ishte abuzuar racialisht.

Tesla gjithashtu përballet me akuza për sulme seksuale nga shumë gra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat