Pronari i pakënaqur hedh në erë veturën e tij Tesla Model S – përdori 30 kg dinamit, brenda kishte një kukull që ngjante me Elon Musk

Auto

Pronari i pakënaqur hedh në erë veturën e tij Tesla Model S – përdori 30 kg dinamit, brenda kishte një kukull që ngjante me Elon Musk

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Kjo histori na vjen nga Finlanda, ku një pronar i Tesla Model S i vitit 2013 – Tuomas Katainen – ka vendosur të hedhë në erë makinën e tij në mënyrë spektakolare.

Por ideja nuk është të na argëtojë, por duket të jetë një shprehje e guximshme e zhgënjimit të tij.

Sipas videos, pas një periudhe të një përvoje jo të këndshme me makinën, kodet e shumëfishta të gabimeve u shfaqën në grupin e instrumenteve dhe kërkohej një kamion tërheqës për ta çuar makinën në një qendër shërbimi Tesla.

Pas një muaji, pronari mori informacion nga Tesla se makina nuk mund të rregullohej pa ndërruar paketën e baterisë, e cila do të kushtonte 20,000 euro.

Kujtojmë që makina është nja 8 vjeçare, kështu që nuk ka më garanci.

Ndonëse nuk dihet historia e plotë e ngjarjes, ekzistonte një shqetësim se paketa e baterisë mund të mos ishte e vetmja gjë për t’u riparuar/zëvendësuar, kështu që kostoja mund të ishte edhe më e lartë.

Kështu, pronari i pakënaqur kishte vendosur të hedhë në erë makinën në një ish-gurore duke përdorur 30 kg dinamit.

Çfarë bie në sy është fakti se ekipi ka vendosur brenda edhe një kukull që ngjante me shefin ekzekutiv të Tesla, Elon Musk. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat