Lamborghini gjatë vitit të kaluar shiti 8.405 vetura

Auto

Lamborghini gjatë vitit të kaluar shiti 8.405 vetura

Më: 12 janar 2022 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Për rezultatet rekorde të shitjes gjatë vitit të kaluar te gjiganti italian Lamborghini – më meritori është modeli SUV – Urus.

Pas kompanive automobilistike Bentley dhe Rolls-Royce që janë lavdëruar me rezultate rekorde të shitjeve që i shënuan gjatë vitit 2021, arsye për festë ka edhe në Lamborghini – pasi vitin e kaluar shpërndau tek blerësit 8.405 vetura, që është rezultati më i mirë i arritur në historinë e kësaj kompania italiane.

E duke marrë parasysh popullaritetin në rritje të SUV, nuk është për t’u befasuar që këtë rekord të shitjeve në Lamborghini më meritori është modelit Urus, i cili nga 8.405 veturat e shitura raportohet se 60 prej tyre ishin të këtij modeli.

Pra 5.021 Urus të shitur gjatë vitit të kaluar, kurse 2.586 Huracan e 798 Aventador. Për këtë sukses meritor janë blerësit në SHBA, Kinë, Gjermani dhe Britani të Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat