Shoferit të Tesla-s iu faturua shuma prej 600 mijë dollarë në një stacion të mbushjes

Auto

Shoferit të Tesla-s iu faturua shuma prej 600 mijë dollarë në një stacion të mbushjes

Më: 12 mars 2022 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Një pronar i Tesla-s në Kinë u befasua me një faturë prej 600 mijë dollarësh pas një ndalese në një stacion Supercharger.

Sipas medieve të huaja, prodhuesi i automjeteve thotë se ishte një gabim.

Për vite me radhë, Tesla nuk i faturoi me asgjë klientët e saj për t’i karikuar makinat në stacionet Supercharger.

Ishte pjesë e përvojës së pronarit dhe përfshihej në çmimin e automjeteve të tij.

Kjo ka ndryshuar gjatë viteve të fundit pasi Tesla kaloi në një model me pagesë për të përshpejtuar vendosjen e stacioneve Supercharger në të gjithë botën.

Një pronar i Tesla Model 3 në Kinë pati një befasi shumë të keqe pasi iu faturua shuma prej 3,846,306 yuan, ekuivalenti i mbi 600 mijë dollarëve, pas një seance relativisht të shkurtër në një stacion Supercharger.

“Disa përdorues të rrjetit raportuan se kur po ngisnin një Tesla Model 3, ata karikuan për 20 minuta më 27 shkurt. Sot, automjeti u ndalua papritur nga Supercharging dhe mori një kërkesë aplikacioni për të paguar një tarifë supercharging prej 3,846, 306 yuan”, thuhet sipas një njoftimi.

Shërbimi i konsumatorit të Tesla-s tha se kishte një gabim në sistemin e sfondit të disa automjeteve dhe teknikët po e riparojnë atë.

Mbeti e paqartë se cili ishte defekti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat