Pavarësisht që filmoi veten duke vozitur Bugatti me 417 kilometra në orë, miliarderi çek lirohet nga akuzat

Auto

Pavarësisht që filmoi veten duke vozitur Bugatti me 417 kilometra në orë, miliarderi çek lirohet nga akuzat

Më: 25 prill 2022 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Miliarderi çek Radim Passer, 58-vjeç që kishte lëvizur me veturën Bugatti me 417 kilometra në orë në një autostradë në Gjermani, ishte raportuar te organet e rendit për vozitje të rrezikshme – përkatësisht gara në atë pjesë të autostradës ku nuk kishte pasur kufizim të shpejtësisë.

Ai madje kishte filmuar vet vozitjen. E sipas të dhënave të zyrës së Prokurorit në Stenndhal, ai nuk ka bërë ndonjë shkelje apo vepër penale/

Sipas zyrës së prokurorit, asnjë prej kushteve për t’u ngritur padi ndaj tij nuk janë plotësuar, dhe për këtë kanë pushuar hetimet ndaj tij.

Madje sipas ligjeve në fuqi dhe rregullave të trafikut në Gjermani, thuhet se mund të vozitni shumë shpejtë nëse ka dukshmëri të mjaftueshme – kushtet klimatike janë të mira dhe shoferi e zotëron mirë atë veturë.

E gjykuar nga pamjet e publikuara në internet, asnjë prej këtyre kritereve nuk janë shkelur, kështu që miliarderi çek do të lihet i lirë. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat