Ëndrra e çdo shoferi, YouTuberi me një rezervuar përshkoi me BMW Serie 7 mbi 1.800 kilometra – udhëtoi nga Londra në Madrid

Auto

Ëndrra e çdo shoferi, YouTuberi me një rezervuar përshkoi me BMW Serie 7 mbi 1.800 kilometra – udhëtoi nga Londra në Madrid

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

YouTuberi, Joe Achilles ka treguar se BMW-ja me vetëm një rezervuar të mbushur me naftë, mund të përshkoj rrugëtimin nga Londra drejt Madridit, pa pasur frikë se kjo veturë mund të mbetet pa derivate.

I njëjti YouTuber, simuloi rrugëtimin nga Londra për në Barcelonë gjatë vitit 2021. Për shkak të një sërë kufizimesh, ka mundur të vozit vetëm nëpër Angli, por përshkoi të njëjtën distancë për ta përshkruar mirë.

Në fund me vetëm një rezervuar prej 80 litrave arriti të përshkojë 1.440 kilometra. Tani ka vendosur që këtë rekord ta thyej, dhe në praktikë të tregojë se sa ekonomik mund të jetë vetura me naftë.Rolin kryesor sërish e ka pasur BMW Serie 7 me gjashtë cilindra me naftë, e caku ishte Madridi. Kësaj radhe udhëtimi u realizua në të vërtetë nga Londra deri në kryeqytetin spanjoll.

Në Francë u futën me një shpenzim mesatar prej 4.6 litra në 100 kilometra, duke kombinuar motin e mirë dhe faktin se në rrugë nuk ka pasur trafik të dendur, e deri në kufirin e Spanjës shpenzimi ka rënë në 4.2 litra në 100 kilometra. Tërë rrugëtimin janë mundur të lëvizin me një shpejtësi prej rreth 100 kilometra në orë.

Pas 22 orëve udhëtim dhe 1.650 kilometra të përshkuara, arritën në Madrid. Në atë moment, mbeti derivat mjaftueshëm që vetura të kalojë edhe 154 kilometra tjera – kështu që u konstatua se me një rezervua mund të përshkohen mbi 1.800 kilometra.

Besoni apo jo, mesatarja e shpenzimit të kësaj limuzine luksoze me motor që prodhon 260 kuaj-fuqi, në autostradë ishte 4.4 litra në 100 kilometra.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat