​Bullgaria me 82% rritje të automjeteve elektrike dhe 58% të automjeteve hibride brenda një viti

Auto

​Bullgaria me 82% rritje të automjeteve elektrike dhe 58% të automjeteve hibride brenda një viti

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Sofje, 10 korrik (BTA) - Më 1 korrik 2022, automjete tërësisht elektrike në Bullgari ishin 4614, krahasuar me 2537 një vit më parë, është një rritje prej 82%, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Brendshme.

Numri i automjeteve hibride, të cilat janë kombinim i energjisë elektrike dhe karburantit konvencional është dukshëm më i lartë - 25,467, ndërsa energjia elektrike dhe benzina janë kombinimi më i zakonshëm - 21,842. Në korrik të vitit 2021 kishte gjithsej 16,116 automjete hibride, që do të thotë se makinat hibride u rritën me 58% në vetëm një vit, tregojnë të dhënat.

Këto rritje ndjekin tendencat evropiane. Përfitimet nga makinat elektrike dhe automjetet hibride janë ajri më i pastër në mjediset urbane, më pak zhurmë, dhe më pak emetim i gazrave të dëmshëm, të cilat të gjitha kontribuojnë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Blerja e automjeteve elektrike subvencionohet në shumë vende. Për momentin në Bullgari nuk po merren masa të tilla për konsumatorët privatë, megjithëse administratës qendrore dhe asaj lokale i janë ndarë ndihma për blerjen e automjeteve të tilla në kuadër të Fondit Kombëtar të Trustit Eko. Deri vitin e kaluar, Fondi ka dhënë vetëm ndihmë për blerjen e makinave hibride, por skema e këtij viti është tërësisht e drejtuar drejt makinave elektrike. Shumat që akordohen për blerjen e këtyre automjeteve nga administratat variojnë nga 20,000 deri në 40,000 BGN, në varësi të modelit dhe madhësisë.

Përveç kontributit për një mjedis më të pastër, drejtuesit e automjeteve elektrike në Bullgari gëzojnë një sërë përfitimesh, si parkim falas në zonat e parkimit me pagesë në qytete, përjashtime nga taksat dhe kosto të ulëta të karburantit, veçanërisht duke pasur parasysh rritjen e çmimeve të derivateve.

Pronarët e makinave elektrike i thanë BTA se një nga problemet kryesore është mungesa e stacioneve të karikimit, të cilat madje mungojnë fare në disa qytete.

Sipas eurodeputetit, Andrey Novakov, automjetet elektrike nuk duhet të imponohen me forcë, pasi teknologjia nuk ka evoluar ende dhe një lëvizje e tillë mund t'i bëjë këto automjete më pak të përballueshme për konsumatorët. Ky lloj automjetesh duhet të evoluojë natyrshëm dhe të bëhet tërheqës për konsumatorët, të cilët do t'i zgjedhin ato në të ardhmen, thotë ai..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat