Ford teston një stacion karikimi robotik ku njerëzit mund ta mbushin automjetin pa dalë fare nga makina

Auto

Ford teston një stacion karikimi robotik ku njerëzit mund ta mbushin automjetin pa dalë fare nga makina

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Fort po teston një stacion karikimi robotik për automjete elektrike, që mund ta bëjë më të lehtë për personat me aftësi të kufizuara për të mbushur makinat e tyre.

Prodhuesi i makinave me bazë në Michigan ka demonstruar një sistem prototip, të zhvilluar nga inxhinierët në Universitetin e Dortmundit, Gjermani.

Sistemi përbëhet nga një krah robotik që zgjatet deri në portin e karikimit të një makine elektrike, i operuar nga shoferi nëpërmjet smartfonit të tij nga brenda automjetit.

Pas karikimit, krahu tërhiqet përsëri në vend dhe shoferi mund të niset rrugës së tij – pa pasur nevojë të dalë ndonjëherë nga makina. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat