Hyundai në vitin 2024 do të zëvendësojë i10 City Car me dy vetura elektrike

Auto

Hyundai në vitin 2024 do të zëvendësojë i10 City Car me dy vetura elektrike

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Hyundai po punon në prodhimin të jo vetëm një veture, por të dy veturave më të vogla elektrike të cilat në vitin 2024 do të zëvendësojnë veturën momentale i10 City Car.

Prodhuesi korean i veturave po ndërton edhe zëvendësuesin e drejtpërdrejt të i10, e gjithashtu edhe një “crossover” SUV bazuar në të njëjtat baza, raporton InsideEVs.

Nuk dihet se çfarë platforme do të ndajnë, pasi arkitektura EV e porositur e Hyundai e quajtur E-GMP, megjithëse e shkallëzuar, ndoshta nuk është e përshtatshme për një automjet me madhësinë e një i10.

Kompania mund të zhvillojë një platformë krejtësisht të re të dedikuar EV për automjete me kosto më të ulët, të cilat i nevojiten për të konkurruar me prodhuesit e tjerë në Evropë që kanë modele të ngjashme në rrugë.

Qëllimi për prodhimin e veturave të vogla elektrike ishte konfirmuar nga Andreas-Christoph Hofmann, shefi i marketingut të Hyundai për Evropë, i cili gjithashtu deklaroi se çmimi i synuar nga kompania për këtë veturë është 20,000 euro.

Veturat e reja të vogla elektrike ndoshta nuk do të mund të arrijnë në tregun e Amerikës Veriore, kështu që me shumë mundësi do të shitet vetëm në Evropë dhe në disa tregje të tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat