Tesla tërheq mbi 320,000 automjete në SHBA për shkak të problemit me dritat mbrapa

Auto

Tesla tërheq mbi 320,000 automjete në SHBA për shkak të problemit me dritat mbrapa

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 07:52
Foto ilustrim

Tesla po tërheq më shumë se 321,000 automjete në Shtetet e Bashkuara sepse dritat e pasme mund të mos ndriçojnë, tha kompania në një dosje të bërë publike të shtunën.

Lajmi vjen pas tërheqjes së afro 30,000 makinave Model X në Shtetet e Bashkuara nga kompania gjatë së premtes së kaluar, kjo për shkak të një problemi që mund të bëjë që jastëku i ajrit të pasagjerit të hapet gabimisht, gjë që i uli aksionet e saj gati 3 për qind, niveli më i ulët gati në dy vjet.

Në dosjen e publikuar të shtunën në Administratën Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA), prodhuesi i automjeteve elektrike tha se tërheqja e lidhur me dritat e pasme mbulon disa automjete Model 3 2023 dhe Model Y 2020-2023, raporton NBC.

Tesla, kompania me bazë në Teksas tha se do të vendosë një përditësim përmes ajrit për të korrigjuar problemin e dritës së pasme dhe tha se nuk ka raporte për ndonjë përplasje ose lëndim në lidhje me tërheqjen.

Kompania tha se tërheqja pasoi ankesat e klientëve për të cilat u bë e ditur në fund të tetorit, kryesisht nga tregjet e huaja, duke pretenduar se dritat e pasme të automjeteve nuk ndriçonin.

Hetimi zbuloi se në raste të rralla dritat mund të mos funksionojnë për shkak të një anomalie që mund të shkaktojë zbulime të rreme të defekteve gjatë procesit të zgjimit të automjetit. Tesla tha se kishte marrë tre raporte garancie për këtë çështje.

Tesla ka raportuar 19 fushata tërheqjeje në SHBA në vitin 2022 që mbulojnë më shumë se 3.7 milionë automjete duke përfshirë katër tërheqje vetëm në nëntor, kjo sipas të dhënave të NHTSA.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat