Vetëm 12 njësi janë prodhuar, një prej tyre po shitet për dy milionë dollarë – Maserati MC12 Version Corse

Auto

Vetëm 12 njësi janë prodhuar, një prej tyre po shitet për dy milionë dollarë – Maserati MC12 Version Corse

Më: 2 janar 2023 Në ora: 14:00
Ilustrim

Ka pak vetura që ju bëjnë të keni përzierje të emocioneve, por këtë e ofron Maserati kur bëhet fjalë për modelin MC12, pasardhësin e modelit brilant MC20, e këtë konstatim e ndajnë shumë njohës së kësaj fushe.

Maserati MC12 Versione Corse nga viti 2006 është nxjerrë në shitje, e bëhet fjalë për një nga 12 njësitë e vetme të prodhuara.

Kjo veturë bartë numrin serik 003, është i bazuar në modelin sportiv MC12 GT2, derisa ADN-ja e tij sportive vërehet në shikim të parë falë pamjes agresive si nga brenda ashtu dhe jashtë.

MC12 Corse u zhvillua në vitin 2006 për klientë privatë që duan të ndjenjë adrenalinën në pistë. Për bazë ishte marrë modeli sportiv MC12 GT1 që e triumfoi FIA GT gjatë të po të njëjtit vit.

Adhuruesit e Maserati e konsiderojnë si një veturë me performansa të larta, pasi atë e vë në lëvizje motori 6 litërsh V12 që prodhon 744 kuaj-fuqi.

Peshon vetëm 1.134 kilogramë dhe shpejtësinë prej 0-200 kilometra në orë e arrin për 6.4 sekonda. Motori është i pajisur me ndërruesin me gjashtë shpejtësi, derisa fuqia motorike bartet në rrotat e pasme.

Të gjithë ata që duan të kenë këtë veturë në garazhin e tyre, këtë mund ta bëjnë gjatë 27 janarit kur edhe do të prezantohet në ankand dhe pronari i ri për ta realizuar ëndrrën e tij duhet t’i ndajë 2 milionë dollarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat