Nuk ka rrymë, s’ka problem – dikush “ngjiti gjeneratorin për veturën Tesla”, derisa po qarkullonte nëpër qytet

Auto

Nuk ka rrymë, s’ka problem – dikush “ngjiti gjeneratorin për veturën Tesla”, derisa po qarkullonte nëpër qytet

Më: 9 janar 2023 Në ora: 14:26
Ilustrim

Një fotografi që është bërë virale tregon një veturë Tesla me një gjenerator benzine në anën e pasme.

Dhe siç supozohet, fotografia është bërë në Ukrainë.

Disa sugjerojnë se gjeneratori po përdoret “për ta kthyer Tesla-n në një hibrid”, ndërsa të tjerë thonë se gjeneratori thjesht po transportohet.

Ndryshe, të kesh një furnizim alternativ me energji elektrike do të ishte sigurisht e dobishme edhe për pronarët e automjeteve elektrike në Ukrainë tani.

Kjo pasi që lufta ka rezultuar në ndërprerje të shumta të energjisë elektrike në të gjithë vendin, gjë që në fakt do t’i linte pronarët e automjeteve elektrike pa asnjë mënyrë për të mbushur veturat e tyre me energji elektrike.

Andaj, ndoshta mbajtja e një gjeneratori portativ me makinën mund ta zgjidhë këtë problem!? 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat