Volkswagen zyrtarisht prezanton limuzinën elektrike ID.7

Auto

Volkswagen zyrtarisht prezanton limuzinën elektrike ID.7

Më: 18 prill 2023 Në ora: 00:57
Foto ilustrim

Kompania Volkswagen ka prezantuar sot limuzinën e re elektrike ID.7.

Volkswagen ID.7 vjen në tregun evropian dhe atë kinez gjatë vjeshtës, derisa në Shtetet e Bashkuara në vitin 2024.

Kjo veturë do të jetë e qasshme në dy versione, e ata janë Pro dhe Pro S. Të dy kanë motor elektrikë që prodhon 282 kuaj-fuqi, kurse Pro vjen me një bateri me kapacitet prej 82 kWh që mundëson një rreze veprimi prej 615 kilometra dhe përkrahet nga mbushësi prej 170 kW DC.

Derisa Pro S përdor baterinë me kapacitet prej 91 kW, të mjaftueshme për një rreze prej 700 kilometra.

Vetura është e gjatë 4.961 mm, e gjerë 1.862 (pa retrovizorë) i lartë 1.538 mm.

Brendësia është e pajisur me ekranin AR head-up, kurse kjo teknologji u mundëson dizajnerëve të vendosin në instrument tabelë që tregon informacionet e nevojshme siç është shpejtësia dhe paralajmërimet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat