Rreth 3,000 porosi për SUV-in elektrik VF 5 Plus të sapo-lansuar nga VinFast, vetura ka një çmim të arsyeshëm

Auto

Rreth 3,000 porosi për SUV-in elektrik VF 5 Plus të sapo-lansuar nga VinFast, vetura ka një çmim të arsyeshëm

Më: 25 prill 2023 Në ora: 19:51
VinFast

VinFast lansoi të premten EV-në e saj më të përballueshme, SUV-in elektrik VF 5 Plus, duke filluar nga rreth 23 mijë dollarë.

Sipas VinFast, SUV-i elektrik mori 3,000 rezervime brenda nëntë orëve nga hapja e porosive.

VinFast ka bërë emër pas prodhimit dhe dorëzimit të automjetit të parë plotësisht elektrik të shitur në Vietnam.

Prodhuesi i automjeteve elektrike u zotua se do t’i jepte fund prodhimit të automjeteve me gaz dhe do të aktivizohej drejt një linje plotësisht elektrike.

VinFast debutoi dy veturat e tij të para elektrike, VF 8-shin dhe VF 9, në vitin 2021 në Panairin e Automjeteve në Los Angjeles, pasi synonte të zgjeronte markën e saj globalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat