Njihuni me konceptin X Snow Speedium nga Genesis, i përshtatshëm për terrene me borë

Auto

Njihuni me konceptin X Snow Speedium nga Genesis, i përshtatshëm për terrene me borë

Më: 22 janar 2024 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Së fundmi, pjesa më e madhe e SHBA-së është përfshirë nga stuhitë dimërore.

Ndërsa rrugët e akullta shpesh mund të jenë të rrezikshme, peisazhi i mbuluar me borë ofron edhe mundësinë për të praktikuar kontrollin e veturës.

Genesis e ka përqafuar këtë mentalitet, duke shfaqur foto të modelit X Snow Speedium, një vazhdim i konceptit X Speedium Coupem teksa kryen manovrime në borë.

Nuk ka shumë detaje rreth konceptit Snow, por dihet se ka të integruara drita LED në pjesën e përparme dhe të pasme, ndërsa rrotat e tij kanë një dizajn më të thjeshtë sesa ato të konceptit origjinal.

Imazhet e shpërndara supozohet se tregojnë X Snow Speedium në rrugët e mbuluara me borë në Davos të Zvicrës, megjithëse janë fotografi dixhitale e jo reale.

Ndërsa Genesis ka njoftuar se konceptet e reja nuk janë të destinuara për prodhim, kanë qarkulluar thashetheme se një model elektrik mund të arrijë në autosallone botërore si një model kryesor.

Por, duket se duhet të presim edhe disa vite për të parë nëse ky thashethem do të bëhet realitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat