Dubai deri në vitin 2026 do të pajiset me taksi fluturuese

Auto

Dubai deri në vitin 2026 do të pajiset me taksi fluturuese

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 00:29
Foto ilustrim

Udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë nënshkruar një marrëveshje për një shërbim të ri transporti, “një taksi ajror”, i cili pritet të zhvillohet deri në vitin 2026.

Kështu Dubai do të bëhet qyteti i parë në botë që do të ketë në shërbim një taksi elektrike ajrore.

Ky projekt është pjesë e iniciativave të ardhshme të lëvizshmërisë, të cilat synojnë ofrimin e shërbimeve kualitative të transportit si për banorët ashtu edhe për vizitorët e vendeve arabe.

Shërbimi i ri i përdor teknologjinë më të fundit për të lehtësuar lëvizjen e sigurt dhe efikase të individëve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Është një helikopter me pesë vende, me bateri, dhe gjashtë helika, i cili mund të mbulojë një distancë maksimale prej 161 kilometrave, me një shpejtësi maksimale deri në 321 km/h.

Dallon nga helikopterët e tjerë për shkak se është më pak i zhurmshëm, dhe aftësia e tij për ngritje dhe ulje vertikale e bën efikas për mjedise urbane. Kjo do të thotë që hapësira e gjerë horizontale që zakonisht kërkohet për uljen e një helikopteri, do të eliminohet dhe nuk është e nevojshme.

Taksi ajror do të jetë në dispozicion pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait, në qendër të qytetit, në Dubai Marina, dhe në Palm Jumeirah.

Koha e udhëtimit midis Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait dhe Palm Jumeirah, e cila zakonisht zgjat 45 minuta me veturë, me taksinë fluturese do të redukohet në 10 minuta. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat