Bateritë me elektrolit të ngurtë mendohet se do të ndryshojnë industrinë e automobilave

Auto

Bateritë me elektrolit të ngurtë mendohet se do të ndryshojnë industrinë e automobilave

Më: 21 mars 2025 Në ora: 21:55
Foto ilustrim

Bateritë me elektrolit të ngurtë konsiderohen si një teknologji që do të ndryshojë rregullat e lojës në industrinë e automobilave.

Natyrisht, ky është një hap i madh për sektorin që merret me prodhimin e makinave elektrike. Ato duhet të ofrojnë më shumë autonomi, siguri të përmirësuar dhe kohë më të shpejtë për ngarkim. Ku mund të shkojë më mirë?!

Bateritë e para pritet të dalin në prodhim që vitin e ardhshëm, por tani ka dalë një hulumtim i parë serioz që pohon se këto bateri nuk do të sjellin ndryshime të mëdha krahasuar me bateritë tradicionale litium-jon, të paktën sa i përket autonomisë.

Studimi që vlerëson elektrolitet e ngurtë, veçanërisht oksidin e litium-lantan-cirkonit (LLZO), ka treguar se përfitimet e pritura nga densiteti i energjisë i baterive litium-metale të ngurta mund të jenë tepruar.

Bateria e ngurtë LLZO do të arrinte densitetin gravimetrik të energjisë rreth 272 Wh/kg. Ky vlerësim është pak më i lartë se ofrimi i baterive aktuale litium-jon, që është nga 250 deri në 270 Wh/kg. Duke marrë parasysh kostot e larta të prodhimit, përfitimet janë pothuajse të padukshme. Një ngushëllim i vogël është se ekzistojnë edhe dy teknologji të tjera me elektrolite kompozite ose quasi-ngurta që mund të jenë opsione më ekonomike.

Si alternativë, shkencëtarët po hetojnë qasje hibride që integrojnë LLZO me materiale të tjera. Një strategji premtuese përfshin elektrolitet kompozite LLZO-u-polimer që mbajnë një drejtueshmëri të lartë jonike, ndërkohë që përmirësojnë fleksibilitetin dhe mundësinë e prodhimit.

Qasja tjetër janë elektrolitet quasi-ngurta LLZO, që përmbajnë një sasi të vogël elektroliti të lëngshëm për të përmirësuar transportin jonik dhe integritetin strukturor. Këta dizajne hibride kanë treguar stabilitet afatgjatë të përmirësuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat