Dacia Duster gati për sfida serioze në terrene të vështira, sjell versionin e modifikuar Extreme Offroad Redust!

Auto

Dacia Duster gati për sfida serioze në terrene të vështira, sjell versionin e modifikuar Extreme Offroad Redust!

Më: 9 prill 2025 Në ora: 00:21
Foto ilustrim

Pas versionit Duster Redust me një paketë sportive, tani prezantohet Dacia Duster Extreme Offroad Redust i modifikuar.

Është një paketë që e kthen SUV-in rumun në një automjet serioz për terrene të vështira.

Automjeti është i pajisur me pajisje mbrojtëse çeliku në pjesën e përparme dhe të pasme, janë instaluar parvazet anësore dhe mbrojtje e përforcuar e parafangos.

Gjithashtu është e pajisur me goma për terrene të vështira 235/65.

Ky konvertim rekomandohet në kombinim me lëvizjen me të gjitha rrotat dhe një motor 1.3 litërsh me 130 kuaj-fuqi, por në Carpoint në Gjermani, ata do ta instalojnë këtë paketë në çdo version të Duster – edhe nëse keni një motor më pak të fuqishëm dhe që bën tërheqje vetëm me rrota të përparme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat