Tarifat mund të ulin shitjet e makinave për 2 milionë në SHBA dhe Kanada në vitin 2025

Auto

Tarifat mund të ulin shitjet e makinave për 2 milionë në SHBA dhe Kanada në vitin 2025

Më: 22 prill 2025 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Tarifat prej 25 për qind të administratës së Donald Trump ndaj industrisë automobilistike pritet të ndikojnë ndjeshëm në shitjet e makinave në SHBA dhe Kanada.

Një raport i Reuters, bazuar në të dhënat e firmës këshilluese Telemetry, parashikon një rënie deri në 1.8 milion makina në shitjet vjetore vetëm këtë vit.

Nëse tarifat mbeten në fuqi deri në vitin 2035, shitjet totale mund të jenë 7 milionë më të ulëta krahasuar me një skenar pa tarifa.

Çmimet e makinave po rriten, duke bërë që shumë konsumatorë të shtyjnë blerjet ose të orientohen drejt tregut të makinave të përdorura, gjë që mund të çojë në rritje çmimesh edhe aty.

Prodhuesit e makinave po reagojnë në mënyra të ndryshme – disa po ndalojnë importet, të tjerë po shtojnë prodhimin vendas.

Kompani të ndryshme po ofrojnë lehtësime ose po shmangin rritjen e çmimeve, por pasiguria në industri mbetet e lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat