Makinat po shiten gjithnjë e më pak në Evropë, bien shitjet në 2025-ën

Auto

Makinat po shiten gjithnjë e më pak në Evropë, bien shitjet në 2025-ën

Më: 22 prill 2025 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Numri i makinave të regjistruara në Europë në dy muajt e parë të vitit ra me 3%. Tregjet e mëdha si Gjermania, Italia e Franca regjistruan rënie, ndërsa Spanja si pjesë e Bllokut Europian njohu rritje rreth 8%.

Në raportin që publikon Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve, në muajt janar-shkurt u regjistruan 1.68 mln makina private, nga 1.74 mln në vitin 2024.

Rënia shihet edhe në fabrikat e prodhimit, ku grupe gjigante që përfshijnë marka të mëdha të tilla si Volksvagen, Stelantis, Mercedes Benz, Tojota apo dhe Tesla, kanë nxjerrë mijëra njësi më pak se vitin e kaluar, përcjell Euronews Albania.

Konkurrenca dhe prirja për të shkuar tek makinat elektrike ka ndikuar në këto linja prodhimi, dhe kjo shihet edhe në statistikat e përgjitshme, ku makinat me naftë e benzinë po zënë më gjithnjë e më pak vend në rrugët e Europës.

Ndërkohë, në Shqipëri nuk ka ende të dhëna nga Drejtoria e Transporteve për importin e mjeteve këtë vit, por me ecurinë e vitit 2024, këtu regjistrohen rreth 8000 makinë çdo muaj, nga të cilat, ku vazhdojnë të dominojnë makinat me lëndë djegëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat