Ka shumë më pak vetura me ndërrues manual, ja kur mund të ‘zhduken’ tërësisht nga tregu

Auto

Ka shumë më pak vetura me ndërrues manual, ja kur mund të ‘zhduken’ tërësisht nga tregu

Më: 4 maj 2025 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Deri vonë, ndërruesit automatik ishin një gjë e rrallë, por sot ata janë shpesh opsioni i vetëm.

Viteve të fundit, gama e modeleve me ndërrues manual është zvogëluar ndjeshëm, kurse studimet konfirmojnë të njëjtën gjë.

Për shembull, një studim i kryer nga CarGurus tregon se oferta e modeleve me ndërrues manual është ulur deri në 57 përqind në dhjetë vitet e fundit.

Studimi u krye mbi 30 markat më të njohura në tregun britanik. Sipas tij, në vitin 2015, 192 modele me ndërrues manual ishin në dispozicion në tregun e makinave të reja.

Në vitin 2023, ky numër ra në 109 modele, vitin e kaluar u ofruan 89, dhe këtë vit oferta ra në vetëm 82 modele.

Një pjesë e “meritës” për rënien e popullaritetit i takon elektromobilitetit.

Ka gjithnjë e më shumë makina të elektrizuara në treg, qoftë hibride me vetëkarikim dhe plug-in, ose makina thjesht elektrike.

Gjithashtu, me përparimet në teknologji, ndërruesit automatik kanë përmirësuar në mënyrë drastike performancën e tyre në aspektin e shpejtësisë së ndërrimit të shpejtësive, por edhe të mënyrës së funksionimit të tyre.

Sipas këtij studimi, opsionet e ndërruesit manual përbëjnë vetëm 29 përqind të ofertës.

Lexus, Mercedes dhe Volvo tashmë i kanë tërhequr ndërruesit manual nga ofertat e tyre, dhe që nga ky vit, as Mini dhe as Land Rover nuk i kanë ato.

Nëse vazhdon trendi i rreth shtatë modeleve që humbin opsionin e ndërruesit manual çdo vit, kjo teknologji mund të zhduket nga tregu që në vitin 2037. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat