Veterani i Luftës së Dytë Botërore shkel me tank veturën Tesla

Auto

Veterani i Luftës së Dytë Botërore shkel me tank veturën Tesla

Më: 10 maj 2025 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Protestat dhe kritikat ndaj Teslës dhe themeluesit të saj, Elon Musk, janë të pranishme prej kohësh, ndërkohë që shitjet e automjeteve elektrike kanë rënë ndjeshëm në tregjet kryesore globale.

Një nivel i ri proteste është demonstruar nga një veteran 98-vjeçar i Luftës së Dytë Botërore.

Bëhet fjalë për britanikun 98-vjeçar të njohur si Ken, i cili kritikon Muskun dhe e akuzon se përkrah ide fashiste.

Për këtë arsye, ai vendosi ta shprehë qëndrimin e tij në një mënyrë shumë publike dhe të ashpër.

Në një video të publikuar në platformën YouTube, Ken tha se e kujton mirë fashizmin dhe beson se ai po rikthehet.

“Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, po e përdor fuqinë e tij të madhe për të mbështetur të djathtën ekstreme në Evropë, dhe paratë e tij vijnë nga shitja e makinave Tesla”, u shpreh ai.

Për të dhënë një mesazh të qartë dhe për të shprehur qëndrimin e tij, Ken përdori një tank Sherman, që është përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të kaluar sipër një Tesla Model 3 ngjyrë e kaltër.

Videoja, që duket se është regjistruar në një fushë në Britani, tregon makinën me targa ku shkruhej “Fascism” (Fashizëm). Brenda disa sekondash, tanku historik hipi mbi veturëm elektrike, më pas mbi çati dhe në fund shkatërroi edhe pjesën e pasme të saj.

Pavarësisht mendimeve dhe qëndrimeve, Model 3 mbetet një nga makinat më të sigurta të prodhuara në treg, por asnjë test përplasjeje nuk mund ta përgatisë për një tank. Demonstrata ishte dramatike, simbolike dhe padyshim e qëllimshme.

“Ne e kemi shkatërruar fashizmin më parë – do ta shkatërrojmë përsëri”, ishte mesazhi i Kenit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat