Askush nuk dëshiron një Ferrari elektrik? Marka luksoze ndryshon planet

Auto

Askush nuk dëshiron një Ferrari elektrik? Marka luksoze ndryshon planet

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Vetura e parë elektrike e Ferrarit është tashmë gati dhe do të mbërrijë së shpejti, por është një model me seri të kufizuar, qëllimi i të cilit është të shënojë një moment historik për markën.

Megjithatë, modeli më i rëndësishëm i prodhuar në masë dhe i dytë elektrik i Ferrarit që është planifikuar menjëherë pas modelit të kufizuar mund të vonohet ose edhe të anulohet sepse duket se askush nuk dëshiron një Ferrari elektrike.

Ferrari po vonon veturën e dytë elektrike nga viti 2026 në vitin 2028, sepse me sa duket nuk ka “asnjë” kërkesë për një të tillë për momentin.

Kjo kohë shtesë do ta lejojë markën luksoze të zhvillojë më tej teknologjinë e automjeteve elektrike.

Ndryshe, Ferrari nuk është e vetmja markë italiane e veturave sportive që vonon planet e saj.

Kështu, Lamborghini e shtyu prezantimin e modelit të parë elektrik nga viti 2028 në vitin 2029, ndërsa Maserati e anuloi plotësisht MC20 elektrik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat