Samsung sjell çelësin digjital për Mercedes-Benz nëpërmjet Samsung Wallet

Auto

Samsung sjell çelësin digjital për Mercedes-Benz nëpërmjet Samsung Wallet

Më: 27 qershor 2025 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Samsung ka njoftuar se nga korriku 2025, Samsung Wallet do të mbështesë çelësat digjitalë për automjetet Mercedes-Benz.

Kjo do t’u mundësojë përdoruesve të Galaxy të kyçin, shkyçin dhe ndezin makinën e tyre përmes telefonit.

Çelësi digjital funksionon edhe pa nxjerrë telefonin nga xhepi dhe mund të ndahet në mënyrë të sigurt me familjarë apo miq.

Teknologjia përdor Ultra-Wideband (UWB) për lidhje të saktë dhe është e mbrojtur me standarde të larta sigurie EAL6+.

Në rast humbjeje të telefonit, përdoruesit mund të fshijnë ose bllokojnë çelësin përmes shërbimit Samsung Find.

Bashkëpunimi me Mercedes-Benz është pjesë e vizionit të Samsung për të sjellë përvoja të avancuara digjitale përmes ekosistemit Galaxy.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat