Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e veturave elektrike’

Auto

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e veturave elektrike’

Më: 17 korrik 2025 Në ora: 06:23
Foto ilustrim

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar.

Madje, sipas raportimeve, modeli i ri elektrik Cayenne pritet të ndryshojë rrënjësisht të ardhmen e drejtimit elektrik.

Prototipi i kësaj makine u prezantua së fundmi në Festivalin e Shpejtësisë në Goodwood.

Cayenne Electric do të jetë më i fuqishëm se kurrë më parë, duke tejkaluar versionin Turbo E-Hybrid me 729 kuaj-fuqi.

Porsche premton që kjo makinë do të ketë edhe një komoditet të lartë falë sistemit aktiv të pezullimit që mban trupin e makinës gjithmonë të ekuilibruar.

Modeli final do të prezantohet në fund të vitit 2025 në një ngjarje në Bregun Perëndimor të SHBA-së.

Edhe pas ardhjes së versionit elektrik, Porsche do të vazhdojë të prodhojë modelet me motor me djegie deri në vitet 2030. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat