Për herë të parë në historinë 130 vjeçare, Shkoda ngjitet në top-tre markat më të shitura në Evropë

Auto

Për herë të parë në historinë 130 vjeçare, Shkoda ngjitet në top-tre markat më të shitura në Evropë

Më: 29 korrik 2025 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Prodhuesi i automjeteve, Shkoda Auto, ka regjistruar rezultate shumë të mira për gjysmën e parë të vitit 2025, duke hyrë për herë të parë në top tre markat më të shitura në Evropë – një moment historik në historinë 130-vjeçare të kompanisë.

Siç theksojnë mediat e huaja, Shkoda ka bërë përsëri përparim dhe në gjysmën e parë të vitit është ngjitur në pozicionin e tretë, pas Volkswagen dhe Toyota.

Kompania ka dorëzuar 509,400 automjete në mbarë botën, një rritje prej 13.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të ardhurat arritën në 15.07 miliardë euro, ndërsa fitimi operativ preku 1.285 miliard euro, me një normë fitimi prej 8.5%.

CEO i kompanisë, Klaus Zellmer, u shpreh se Shkoda ndodhet në formë të shkëlqyer financiare, pavarësisht sfidave të mëdha në industrinë automobilistike.

Rritjen e shitjeve thuhet se e kanë ndihmuar veçanërisht modelet elektrike Enyaq dhe Elroq, për të cilat janë marrë mbi 120 mijë porosi deri në qershor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat