Falet gruaja iraniane që u dënua me burgim se hoqi shaminë - Bota Sot
Falet gruaja iraniane që u dënua me burgim se hoqi shaminë

Azia

Falet gruaja iraniane që u dënua me burgim se hoqi shaminë

Më: 14 prill 2019 Në ora: 12:51
Autoritetet arrestuan 29 gra me akuza të ngjashme vitin e ardhshëm.

Avokati i një grua iraniane, e cila kishe hequr shaminë në një protestë publike, thotë se ajo është dënuar me një vit burg por se është falur nga udhëheqësi suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Payam Derafshan tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se një gjykatë e dënoi Vida Movahed në mars pasi e gjeti atë fajtore për inkurajimin e “korrupsionit” publik.

Movahed u arrestua në nëntor të vitit 2018.

Image

Derafshan, i cili zbuloi vendimin për mediat lokale të dielën, thotë se Movahed është në listën e faljes, por procedurat e lirimit janë ende në proces.

Movahed, 32 vjeç, u quajt “Girl of Enghelab Street” dhe u arrestua shkurtimisht në vitin 2017, pasi ajo hoqi shaminë dhe e mbajti atë në ajër.

Autoritetet arrestuan 29 gra me akuza të ngjashme vitin e ardhshëm.

Bartja e shamisë, apo hixhabit, është e detyrueshme në Iran që nga viti 1979, pas revolucionit iranian dhe instalimit të Ayatollah Khomeinit si udhëheqës suprem.

Përgjatë viteve, qindra mijëra gra iraniane kanë protestuar kundër këtij ligji.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...