Bien dramatikisht nivelet e ndotjes së ajrit në Kinë

Azia

Bien dramatikisht nivelet e ndotjes së ajrit në Kinë

Më: 1 mars 2020 Në ora: 11:40
Kinë

Imazhet satelitore kanë treguar një rënie dramatike të niveleve të ndotjes në Kinë.

Një gjë e tillë besohet që të paktën pjesërisht është shkaktuar nga ngadalësimi ekonomik për shkak të koronavirusit, ka bëtë të ditur Agjensia Hapësinore Amerikane Nasa.

Hartat e Nasa-s tregojnë se niveli i dioksidit të azotit është në rënie këtë vit.

Kjo situate vjen në mes të rënies rekorde të aktivitetin në fabrikat në Kinë, pasi prodhuesit kanë ndaluar punën në përpjekje për të përmbajtur koronavirus.

Kina ka regjistruar gati 80,000 raste të virusit që prej fillimit të shpërthimit.

Ai është përhapur në më shumë se 50 vende, por shumica e infeksioneve dhe vdekjeve janë në Kinë, ku virusi e ka origjinën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat