Më shumë se 150.000 raste me koronavirus në botë

Azia

Më shumë se 150.000 raste me koronavirus në botë

Më: 14 mars 2020 Në ora: 21:16
Ilustrim

Numri i rasteve me koronavirusin e ri ka kaluar 150 000, mes të cilëve më shumë se 5 700 të vdekur në 137 vende dhe territore, sipas një bilanci të realizuar nga burime zyrtare.

Në total 151 767 persona janë të kontaminuar dhe 5 764 kanë humbur jetën.

Rritja ka ardhur si pasojë e kontaminimeve të reja në Itali, vendi i dytë më i prekur pas Kinës.

Sot janë regjistruar 3 497 raste të reja duke e çuar në 21 157 numrin e prsonave të kontaminuar, mes të cilëve 1 441 të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat