Arabia Saudite i zgjat masat e izolimit me afat të pacaktuar

Azia

Arabia Saudite i zgjat masat e izolimit me afat të pacaktuar

Më: 12 prill 2020 Në ora: 10:08
Arabia Saudite

Mbreti Salman i Arabisë Saudite ka marrë vendim për zgjatjen e afatit të orës policore deri në një njoftim të ardhshëm për shkak të përhapjes së koronavirusit. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Brendshme.

Javën e kaluar, Arabia Saudite e vendosi kryeqytetin Riad dhe qytetet e mëdha në karantinë 24-orëshe si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Në pjesët e tjera të vendit, ora policore fillon në orën 3 të pasdites dhe mbaron në orën 6 të mëngjesit.

Shteti me 34 milionë banorë deri më tani i ka regjistruar 4,033 raste të infektimeve dhe 52 viktima të koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë në mesin e gjashtë shteteve arabe të Gjirit Persik, ku numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 13,200 dhe janë shënuar 88 viktima.

Arabia Saudite i ka ndërprerë fluturimet ndërkombëtare dhe pelegrinazhin e umres dhe e ka mbyllur shumicën e hapësirave publike. Edhe shtetet e tjera të Gjirit Persik kanë marrë masa të ngjashme.

Shumica e të infektuarve në këtë rajon janë punëtorët me paga të ulëta, shumë prej të cilëve jetojnë në hapësira të mbingarkuara, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat