Përleshje mes trupave indiane dhe kineze në kufirin verilindor të Indisë

Azia

Përleshje mes trupave indiane dhe kineze në kufirin verilindor të Indisë

Më: 10 maj 2020 Në ora: 16:03
Indi

Trupat indiane dhe kineze në detyrat e patrullës kufitare kishin një përleshje të shkurtër në Sikkim, një shtet verilindor Indian që kufizohet me Kinën, tha të dielën Ministria e Mbrojtjes Indiane, duke fajësuar të dy palët për incidentin.

“Sjellja agresive nga të dy palët rezultoi në lëndime të vogla të trupave. Të dy palët u shkëputën pas dialogut dhe ndërveprimit në nivelin lokal", tha ministria në një deklaratë, raporton Reuters.

E përditshmja indiane Hindustan Times, duke cituar një burim ushtarak, tha se katër ushtarë indiane dhe shtatë trupa kineze u plagosën kur disa prej ushtarëve shkëmbyen goditje gjatë konfrontimit, për të cilat tha se ndodhi të shtunën dhe përfshinte rreth 150 ushtarë.

Ministria e Mbrojtjes tha se incidenti ndodhi në zonën e Nakula por nuk dha detaje se si filloi, ose çfarë shkaktoi plagët.

India dhe Kina shpesh kanë akuzuar njëri-tjetrin për ndërhyrje në territoret e njëri-tjetrit, por përleshjet janë të rralla.

Ekziston ende një mosbesim i thellë midis dy vendeve për mosmarrëveshjen e tyre kufitare, e cila shkaktoi një luftë të shkurtër në 1962.

Qindra trupa nga të dy palët u vendosën në vitin 2017 në rrafshnaltën Doklam, afër kufijve të Indisë, Butanit dhe Kinës pasi India kundërshtoi ndërtimin kinez të një rruge në zonën e Himalayan, në ngërçin më serioz ndër vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat