Krerët e shtetit ishin të informuar në qershor për rrezikun e kimikateve në portin e Bejrutit

Azia

Krerët e shtetit ishin të informuar në qershor për rrezikun e kimikateve në portin e Bejrutit

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 18:03
Foto Ilustrim

Zyrtarët e sigurisë në Liban e paralajmëruan muajin e kaluar kryeministrin e vendit si dhe presidentin, për rrezikun e kimikateve të depozituara në portin e Bejrutit, ra.

Sipas medieve të huaja,pak më shumë se dy javë, kimikatet industriale shkaktuan një shpërthim masiv, që shkatërroi pjesën më të madhe të portit, si dhe vrau të paktën 200 persona dhe lëndoi 6,000 të tjerë.

Bazuar në një raport të Drejtorisë së Përgjithshme për ngjarjet që çuan deri në shpërthimin masiv, përfshihej një letër private e dërguar tek krerët e shtetit më datën 20 korrik.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë i sigurisë në vend, tha se i njëjti i përmblodhi gjetjet e një hetimi gjyqësor të nisur në janar që thuhej se kimikatet duhej të monitoroheshin menjëherë.

“Në fund të hetimit, Prokurori i Përgjithshëm përgatiti një raport përfundimtar i cili u dërgua autoriteteve”, tha ai, duke iu referuar letrës dërguar kryeministrit dhe presidentit nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë së Shtetit, e cila mbikëqyr sigurinë e portit.

“I paralajmërova ata se kjo mund të shkatërrojë Bejrutin nëse ajo shpërthen”, tha zyrtari, i cili ishte i përfshirë në shkrimin e letrës dhe nuk pranoi të emërohej.

Presidenca nuk iu përgjigj kërkesave për koment për sa i përket letrës së 20 korrikut, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat