UNRWA: Nga e hëna janë larguar 80 mijë palestinezë prej Rafah

Azia

UNRWA: Nga e hëna janë larguar 80 mijë palestinezë prej Rafah

Më: 9 maj 2024 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

UNRWA ka bërë të ditur se nga e hëna nga Rafah janë larguar 80 mijë palestinezë.

“Njerëzit po përballen me një tjetër zhvendosje të detyruar në Rripin e Gazës”, ka pohuar UNRËA në X.

“Këto familje nuk janë askund të sigurta. Ne kemi nevojë për një armëpushim tani”.

Më parë, më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur, gjysma e tyre fëmijë, ishin strehuar atje.

Të hënën, ushtria u tha dhjetëra mijëra njerëzve në pjesët lindore të Rafah që të fillonin të niseshin drejt një “zone të zgjeruar humanitare”, ku tha se do të gjenin spitale në terren, tenda dhe furnizime bazë, shkruan BB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat