Dramë në play off, 76-ers dhe Blazzers arrijnë të fitojnë - Bota Sot
Dramë në play off, 76-ers dhe Blazzers arrijnë të fitojnë

Basketboll

Dramë në play off, 76-ers dhe Blazzers arrijnë të fitojnë

Më: 10 maj 2019 Në ora: 12:18
Foto

Në dy seri të ndryshme, do të duhet ndeshja e shtatë për të përcaktuar finalistin e sivjetmë të NBA.

U luajtën dy sfidat e radhës të fazës play off në NBA dhe në të dy rastet fituan skuadrat vendase, duke barazuar në 3-3 serinë e gjysmëfinaleve në konferencat e tyre.

Kështu, në Lindje, Philadelphia 76ers triumfuan 112-101 ndaj Toronto Raptors. Vendasit zhvilluan një lojë shumë të mirë, ku e gjithë pesëshja startuese realizoi pikë dyshifrore.

Jimmie Butler shënoi 25 pikë, ndërsa Ben Simmons kontribuoi me 21 pikë të tjera.  Në anën tjetër nuk mjaftuan 29 pikët e Kawhi Leonard, që Raptors të siguronin finalen e konferencës.

Edhe Portland Trail Blazers nuk u japin mundësi Denver Nuggets të festojnë para kohe kualifikimin. Në sfidën e gjashtë të zhvilluar në “Moda Center” të Portlandit, vendasit dominuan me rezultatin 119-108 nën udhëheqjen e Damian Lillard e CJ McCollum, të cilët realizuan 32 përkatësisht 30 pikë.

Tashmë sfida e fundit, që do të përcaktojë ekipin që do të kualifikohet do të zhvillohet në “Pepsi Center” të Denverit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat