Basketbollistja mitrovicase Melisa Ibrahimi optimiste për paraqitjet e Kosovës U-20 përball turkeve dhe rumuneve

Basketboll

Basketbollistja mitrovicase Melisa Ibrahimi optimiste për paraqitjet e Kosovës U-20 përball turkeve dhe rumuneve

Nga: F. B. Më: 2 gusht 2019 Në ora: 18:51
Melisa Ibrahimi

Ndonëse vetëm 18-vjeçare basketbollistja mitrovicase Melisa Ibrahimi që bart barrën kryesore në KB Trepça, tash e tutje do të jetë edhe pjesë e U-20 të Kosovës, prej së cilës pritet shumë jo vetëm në organizim por edhe si realizuese e njohur.

 Melisa që njihet në Mitrovicë edhe si artiste duke qenë një pianist e njohur dhe dëshmuar si Shkollën e Mesme të Muzikës “Tefta Tashko” po ashtu edhe si studente e Akademisë së Arteve por edhe me koncerte të shumta si brenda edhe jashtë vendit.

 Melisa ka nisur hapat e parë në sportin e basketbollit si 13-vjeçare në klubin mitrovicas KB “Trepça” duke qenë pjesë e përbërjes së parë të skuadrës mitrovicase në elitën e basketbollit vendor dhe një ndër lojtaret kyçe të ekipit.

 Vetëm një vit më vonë, ajo është bërë pjesë e U-16 e përfaqësueses së Kosovës duke debutuar për Kosovën në përballjen me Bullgarinë.

Melisa është pjesë e përfaqësues së Kosovës tani e 4 vite dhe ka bërë përvojë edhe në U-16 edhe në U-18, ndërsa prej tash e tutje do të jetë pjesë e U-20 në përballjet me Turqinë dhe Rumaninë.

Ajo është shumë punëtore edhe modeste, duke u dëshmuar me punë edhe në vepër, qoftë në sferën e muzikës, ku llogaritet një potencial i madh por edhe në fushën e sportit, që I ka ndërlidhur me shumë sukses në karrierën e deritashme.

“Ndeshjet kundër Turqisë dhe Rumanisë nuk do të jenë aspak të lehta, nisur edhe nga fakti se përfaqësuesja jonë është në krijim e sipër dhe shumica e basketbollisteve janë nën moshën për të cilën paraqitemi“ ka thënë Melisa.

Në këtë ngjarje ku do marrin pjesë 12 shtete evropiane, synimi i Kosovës është vendi i parë por edhe përvoja e përfaqësueses , që do ndikoj në kalitjen e skuadrës ndonëse nëse ka disiplinë edhe angazhim atëherë edhe sukseset do të vijnë shprehet ajo.

Të shpresojmë se basketbollistet U-20 të Kosovës, do na gëzojnë jo vetëm me paraqitjet por edhe me angazhimin dhe rezultate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat