Rekordi i pathyeshëm!

Basketboll

Rekordi i pathyeshëm!

Më: 17 prill 2020 Në ora: 14:53
Rekordi i pathyeshëm!

Basketbolli por edhe sportet tjera në vend janë në pezullim që nga 13 marsi pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për një gjë të tillë, si shkak i përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.

Kur kanë kaluar më shumë se një muaj që prej prezullimit, sportistët tanë po vazhdojnë përgatitjet në ambiente shtëpiake, e duke shpresuar në rikthim sa më të shpejt në fushat sportive, shkruan Olle.

Gjatë kësaj kohe, Federata e Basketbollit të Kosovës ka zgjedhur të kujton një rekord që deri më tani po del të jetë i pathyeshëm.

Është ish-basketbollisti i Prishtinës, Granit Rugova që në vitin 2011 në ndeshjen e Kupës, Prishtina – Mitrovica, kishte shënuar plotë 110 pikë i vetëm.

Atë ndeshje, Prishtina e kishte fituar me rezultatin 150:54.

Rugova tani i pensionuar nga basketbolli aktiv, po ushtron detyrën e drejtorit në Kombëtaren e Basketbollit të Kosovës.

Ndërsa, vllaui i tij Fisniku, vazhdon të pjesë pjesë e rëndësishme e Prishtinës, njëkohësisht dhe Kombëtares së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat