Istogu: Të luash për Kosovën është një ndjenjë e papërshkruar - Bota Sot
Istogu: Të luash për Kosovën është një ndjenjë e papërshkruar

Basketboll

Istogu: Të luash për Kosovën është një ndjenjë e papërshkruar

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 13:04
Istogu: Të luash për Kosovën është një ndjenjë e papërshkruar

Shumë basketbollistë nga Kosova luajnë me sukses në arenën ndërkombëtare.

Njëri ndër ta është edhe Bleron Istogu, që aktivizohet për skuadrën sllovene, Grosuplje.

Pandemia Covid-19 ka prekur sportin në mbarë botën. Edhe Bleroni ka treguar si ka ndikuar tek ai dhe kishte një mesazh.

“Përshëndetje. Unë jam Bleron Istogu dhe luaj për KK Grosuplje në Slloveni. Puna po më shkon shumë mirë. Me klubin kam pasur paraqitje shumë të mira në këtë sezon, por për shkak të pandemisë Covid-19 kemi ndërprerë ushtrimet. Por, formën e trupit po mundohem ta mbajë me ushtrime në shtëpi.

Të luash për Kosovën është një ndjenjë e papërshkruar, sepse përfaqëson shtetin dhe jep maksimumin. Mesazhi im për basketbollistët që të mbajnë formën e trupit me vrapime dhe aktivitete fizike derisa të përfundojë kjo pandemi”, u shpreh Istogu për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai ka luajtur për grupmoshat e reja të Kosovës dhe ishte i ftuar në përgatitjet e Kosovës U20, të cilat nuk janë mbajtur për shkak të pandemisë Covid-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat