Fundjavën e ardhshme mbahet Klinika me trajnerë të njohur

Basketboll

Fundjavën e ardhshme mbahet Klinika me trajnerë të njohur

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 18:14
Fundjavën e ardhshme mbahet Klinika me trajnerë të njohur

Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, ju informojnë se, Klinika e sivjetme për trajnerë do të zhvillohet në formatin online më 26 dhe 27 shtator.

Çmimi për pjesëmarrje është 30 Euro në emër të anëtarësisë në Shoqatën e Trajnerëve. Po ashtu Federata, çdo trajnerit do t'ia dhuron librin e Nivelit 1 të FIBA-s “UDHËZUESI I TRAJNERËVE” të përkthyer në gjuhën shqipe.

Trajnerët që do të ligjërojnë janë: Don Showalter, Drejtor i zhvillimit të basketbollistëve të rinj pranë ‘USA BASKETBALL’, Mike Kelly, Trajner i Cairns Taipans (Australi)-trajneri i vitit 2020 në Australi, Cody Toppert, Ndihmëstrajner në Universitetin e Memphisit dhe Roberto Iezzi, Trajner kondicional i Hapoel Jerusalem.

ORARI I KLINIKËS DHE TEMAT

26.09.2020 ORA 10:00-11:30 Cody Toppert, Puna individuale me lojtarë

26.09.2020 ORA 11:45-13:00 Mike Kelly, Tranzicioni në mbrojtje dhe sulm i Cairns Taipans dhe rolet e lojtarëve

27.07.2020 ORA 10:00-12:00 Don Showalter, ADN-ja e trajnerit dhe zhvillimi i basketbollistëve të rinj

27.07.2020 ORA 12:15-13:45 Roberto Iezzi, Përgatitja parasezonale e skuadrës pas pandemisë

27.07.2020 ORA 14:00-15:00 Don Showalter, Loja 3x0 dhe 3x3 në gjeneratat e reja sipas modelit amerikan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat