Rikthimi i fuqishëm i Bashkimit, barazohet seria finale

Basketboll

Rikthimi i fuqishëm i Bashkimit, barazohet seria finale

Më: 19 prill 2021 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Bashkimi me një lojë të jashtëzakonshme në çerekun e fundit, ka mundur Penzën me shifrat 65:70 (14:14, 22:17, 22:22, 7:17) në finale të “play-off”-it në EBC Ligën e Femrave, duke barazuar serinë finale në 1:1. Ndeshja e ardhshme do të zhvillohet në Prizren, derisa kampion i EBC Ligës së Femrave do të shpallet skuadra që shënon tri fitore.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar dhe këtë e dëshmon edhe rezultati 14:14. Edhe perioda e dytë ishte e baraspeshuar, me rikthime të shumta në rezultat, por vashat pejane shkëputen në fund, duke shkuar në pushim me shifrat 36:31.

Vendaset vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, ku kishin epërsi deri në 18 pikë, 54:36, por mysafiret me kalimin e minutave ngushtuan epërsinë, që ishte 58:53, pas 30 minutave lojë. Vashat prizrenase vazhduan me lojë të mirë, duke barazuar rezultatin në 61:61, e më pas edhe kaluan në epërsi 63:65, duke qenë më të vëmendshme në fund dhe triumfuan 65:70, duke barazuar serinë finale në 1:1.

Te Penza u dallua Arbnore Përquku me 21 pikë e 10 asistime, kurse te Bashkimi u dalluan Saranda Daci me 19 pikë e 15 kërcime dhe Aisha Balarabe me 21 pikë, 11 kërcime e 8 asistime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat