Ricky Rubio paralajmëron largimin nga NBA

Basketboll

Ricky Rubio paralajmëron largimin nga NBA

Më: 15 janar 2022 Në ora: 21:46
Ricky Rubio

Fundori spanjoll, Ricky Rubio ka dhënë disa komente lidhur me të ardhmen e tij në NBA.

Anëtari i Cleveland Cavaliers, i cili aktualisht po vuan nga një lëndim, ka paralajmëruar se shumë shpejt mund t’i duhet të largohet nga NBA.

Rubio ka thënë se do të largohet nga NBA sapo fëmijës së tij t’i vije koha për të filluar shkollimin. Por, ka konfirmuar me bindje se nuk do të luajë në Kampionatin Evropian.

Unë tashmë mund të them se nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian këtë verë. Do të përfshihem në mënyra tjera dhe do të kthehem në të ardhmen”, ka thënë Rubio.

“Kur biri im të fillojë shkollën, NBA nuk do t’ia vlejë. Unë do të duhet të kthehem. Nuk dua ta bëjë atë që të lëvizë kur të jetë gjashtë vjeçar. Do të jetë një kohë kur basketbolli s’do të jetë prioritet”, shtoi fundori spanjoll.

Ricky Rubio është në mesin e lojtarëve më të mirë evropianë që kanë luajtur në NBA së fundmi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat