Shqipëria pësoi humbje të thellë

Basketboll

Shqipëria pësoi humbje të thellë

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 17:17
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja e Shqipërisë (femrat) në basketboll është mundur me rezultat 148:35 nga Rusia, në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Europian, ndeshje e grupit C dhe luajtur në Rusi. Një humbje e pritshme, por jo me rezultat të tillë për basketbollistet kuqezi, që kanë dalë nga fusha të mundura me një diferencë prej 113 pikësh. Kjo është humbja më e thellë e historisë së kombëtares së femrave në basketboll, që tregon se niveli i basketbollit të femrave në Shqipëri është shumë i ulët. Kjo është humbja e katërt e Shqipërisë në këto eliminatore, e dyta ndaj Rusisë, ndërkohë që në nëntor të këtij viti do të luhen edhe dy takimet e fundit në grup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat