Pas lajmeve të tradhtisë, JLo dhe Alex Rodriguez fotografohen për herë të parë - Bota Sot
Pas lajmeve të tradhtisë, JLo dhe Alex Rodriguez fotografohen për herë të parë

Bota e Yjeve

Pas lajmeve të tradhtisë, JLo dhe Alex Rodriguez fotografohen për herë të parë

Më: 12 mars 2019 Në ora: 17:06
Jennifer Lopez

Pavarësisht thashethemeve të tradhtisë, të sapofejuarit Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez vazhdojnë të shijojnë pushimet në Bahamas.

Çifti i famshëm dukej shumë i qetë, ndërsa shijonte plazhin, frutat dhe bisedonin me njëri-tjetrin.

Ndërkohë 49-vjeçarja tregoi trupin e saj të tonifikuar me rroba banje bojëqielli. E sigurisht që në sy binte edhe unaza e fejesës me diamantin 15 karatësh.

“Daily Mail” ka publikuar fotot e JLo gjatë këtyre pushimeve dhe me sjelljen e tyre e saj dhe të Alex, na lanë të kuptojmë se nuk ka ndodhur asgjë, pasi ishin shumë të pashqetësuar.

Ndërkohë kujtojmë se një ditë pas lajmit të fejesës së çiftit, ka reaguar ish-lojtari i bejsbollit, Jose Canseco, i cili deklaroi se Alex e ka tradhtuar këngëtaren me ish-bashkëshorten e tij, Jessica Canesco-n.

“Duke parë JLo-n t’i dërgojë mesazhe Alex Rodriguez-it, ajo nuk e di që ai po e tradhton me ish-gruan time Jessica. E shkreta vajzë, nuk ia ka idenë se kush është ai”, shkroi Canseco.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...