Bullgari/ Parlamenti hedh poshtë projektin për ndryshimin e Kushtetutës

Bota

Bullgari/ Parlamenti hedh poshtë projektin për ndryshimin e Kushtetutës

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Parlamenti bullgar hodhi poshtë sot një plan të diskutueshëm, i paraqitur në gusht nga kryeministri Bojko Borisov për të rishkruar kushtetutën, në një përpjekje për të zbutur krizën politike.

Ky propozim, i kritikuar kohët e fundit nga Komisioni i Venecias, organi këshillimor i Këshillit të Europës për çështjet kushtetuese, mori vetëm 110 vota pro, ndërkohë që duhej një shumicë e kualifikuar prej 160 deputetësh nga 240, që procedura të mund të miratohej.

Qeveria konservatore e nisi një iniciativë të tillë në përpjekje për të dobësuar lëvizjen e protestës, e cila denoncon ashpër lidhjet e saj të pretenduara me oligarkinë.

Por ky vendim, i parë si një manovër për të blerë kohë dhe për të qëndruar në pushtet derisa të mbaheshin zgjedhjet e përgjithshme në mars 2021, provokoi një reagim të fortë nga demonstruesit.

Përleshjet me policinë lanë më shumë se 45 të plagosur në Sofje në fillim të shtatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat